Tema Fundit
Navigacioni
Mediat & Muzika
Shkarko Mp3
Tv-Live
Dėgjo Muzikė
Argėtim
Lojra
Humor/Barcoleta
Clock/Ora
Tech / Downloads
Shkarko/Programe
Informatikė/Internet
Msn/IRC/Avatar
Testo Internetin
Shiko IP tėnde
______________________________
Bėje Faqe Startuese
Kerko
Ndihme
Kontakt
Rreth nesh
Top posters
| Ma-Origano | |||||
| LuNa | |||||
| DiGitaL | |||||
| Tini | |||||
| MissAdelina | |||||
| Kejsi | |||||
| sLimShady | |||||
| Dj PiRoMaN | |||||
| Sunset girl | |||||
| SuziGirL |
Social bookmarking
Bookmark and share the address of ...::: FoRumi aLbDiGitaL.NET ::... on your social bookmarking website
FESTIVALI NDĖRKOMBĖTAR I FILMIT NĖ CANNES
Faqja 1 e 1•
FESTIVALI NDĖRKOMBĖTAR I FILMIT NĖ CANNES
FESTIVALI NDĖRKOMBĖTAR I FILMIT NĖ CANNES
Festivali ėshtė njė tokė apolitike qė si pėrket askujt;
njė mikrokozmos qė na tregon se si do tė dukej bota
sikur njerėzit tė mund tė flisnin me njėri-tjetrin
nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt dhe sikur tė mund tė flisnin gjuhėn e njėjtė.
Jean Cocteau
Festivali ėshtė njė tokė apolitike qė si pėrket askujt;
njė mikrokozmos qė na tregon se si do tė dukej bota
sikur njerėzit tė mund tė flisnin me njėri-tjetrin
nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt dhe sikur tė mund tė flisnin gjuhėn e njėjtė.
Jean Cocteau
Nė vitin 1939, Ministri i atėhershėm francez pėr Arsim Publik dhe Art, Jean Zay propozoi qė tė organizohej njė ngjarje ndėrkombėtare filmike nė Francė dhe me kėtė rast, qyteti i Cannes-ės u pėrzgjodh pėr shkak tė klimės sė ngrohtė dhe ambientit mahnitės. Megjithatė, Festivali i parė ndėrkombėtar i filmit u shty pėr shkak tė luftės. Nė vitin 1945, Asociacioni Francez pėr Angazhime Artistike u angazhua edhe njė herė pėr tė organizuar njė festival nėn patronazhin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Ministrisė pėr Arsim Kombėtar dhe qė nga viti 1946 e tutje, edhe nėn patronazhin e Qendrės sė porsaformuar Kombėtare pėr Kinematografi (CNC).
Mė 20 shtator 1946, Festivali Ndėrkombėtar i Filmit nė Cannes si ngjarje e parė e rėndėsishme kulturore nė nivel ndėrkombėtar pas pėrfundimit tė luftės i hapi dyert e tij nė ndėrtesėn e dikurshme tė Casino de Cannes. Ky Festival funksiononte si njė organizatė jo-fitimprurėse dhe udhėhiqej nga njė Bord i drejtorėve, kurse nė vitin 1972, ky Festival arrin tė fitojė njė status bamirės. Festivali ėshtė mbajtur ēdo vit me pėrjashtim tė viteve 1948 dhe 1950, kur ky Festival u anulua pėr shkak tė mungesės sė fondeve. Nė fillim, Festivali i Filmit nė Cannes mbahej nė muajin shtator dhe mė pas, qė nga viti 1951, ka filluar tė mbahet nė muajin maj, kurse i tėrė Festivali zgjat pėrafėrsisht dy javė. Nė vitin 1968, ky Festival u ndėrpre pėr shkak tė trazirave politike.
Nė fillim, Festivali ishte pikė sė pari njė ngjarje turistike dhe shoqėrore; ishte mė shumė njė forum pėr film sesa njė garė, meqė pothuajse ēdo film i shfaqur shpėrblehej me ndonjė ēmim. Me kalimin e kohės, me rritjen e numrit tė pjesėmarrėsve dhe me zhvillime tė reja ekonomike, erdhi gjer te ndryshimi i konceptit tė kėtij Festivali. Ky Festival u bė ngjarje vjetore e industrisė sė filmit, tė cilėn e pėrcjellin njė numėr jashtėzakonisht i madh i mjeteve tė komunikimit masiv nga mbarė bota dhe sot nė kėtė Festival vijnė zakonisht mbi 4000 gazetarė, tė cilėt pėrfaqėsojnė 1600 kompani tė mjeteve tė komunikimit masiv.
Qė nga viti 1959, krijimi zyrtar i Tregut tė Filmit (Marche du Film) e shtoi edhe mė shumė rėndėsinė e festivalit, duke i dhėnė kėshtu edhe njė platformė komerciale dhe duke i hapur rrugė takimeve dhe diskutimeve nė mes tė blerėsve dhe shitėsve nė industrinė e filmit. Gjatė kėtyre 45 viteve tė ekzistimit tė kėtij Tregu tė Filmit, i cili rritet dhe zhvillohet vazhdimisht, Marche du Film ka arritur tė bėhet njė treg kryesor nė biznesin e filmit nė nivel ndėrkombėtar.
Paralelisht me Pėrzgjedhjen Zyrtare, nė vitin 1962, filloi tė organizohej Java Ndėrkombėtare e Kritikėve (International Critics Week), kurse nė vitin 1969 filloi tė mbahej edhe Dyjavėshi i Regjisorėve (Directors Fortnight) dhe nė kėto dy ngjarje, garat organizohen me rregulla tė posaēme. Nė vitin 1978, me iniciativėn e Koordinatorit tė Pėrgjithshėm tė Festivalit nė atė kohė, Gilles Jacob, filloi tė ndahej edhe ēmimi Camera dOr (Kamera e Artė) me tė cilėn do tė shpėrblehej filmi i parė mė i mirė, i cili ėshtė shfaqur nė ndonjė nga tri pėrzgjedhjet.
Nė fillim, nė kėtė Festival shfaqeshin filma tė pėrzgjedhur nga vendi prej nga vinin. Nė vitin 1972, me kėrkesėn e Koordinatorit tė Pėrgjithshėm tė Festivalit, Maurice Bessy, Kryetarit tė atėhershėm tė Festivalit, Favre le Bret si dhe Bordit tė Drejtorėve u vendos qė vetė organizatorėt e Festivalit tė bėjnė pėrzgjedhjen e filmave nga mbarė bota dhe tė vendosin se cilėt filma do tė shfaqen nė kėtė Festival. Ky vendim shėnoi njė kthesė tė madhe dhe shumė shpejt, kjo rregull filloi tė zbatohej edhe nė festivalet tjera.
An open sky, a million stars
They open up my eyes and this is just because
I feel, I feel so alive
They open up my eyes and this is just because
I feel, I feel so alive

Sunset girl- Antar/e




- Mesazhe : 22
Anėtarėsuar : 17 Jun 2008
Age : 20
Lokacioni: : Far Away
Profesioni: : Let me think
Interesat: : Music

Forumi














