Luan Bexheti, shqiptari nė Hollywood
Thu Feb 28, 2008 5:36 pm nga LuNa
NGA GENTIAN MINGA
Dikur nuk mund as ta mendonte, por ja qė tani shumė shpejt do tė jetė nė njė film pėrkrah aktorėve Tom Kruiz dhe Xhon Travolta. Ėndrra e tij ėshtė pėrvijuar bindshėm: tė bėhet njė nga aktorėt mė tė njohur dhe tė paguar nė Amerikė.
uan Bexheti ėshtė nga Odri i Tetovės, ka lindur nė vitin 1972. I ati i tij gjatė gjithė jetės ka punuar si arsimtar, kėshtu qė ai dhe fėmijėt e tjerė tė shtėpisė morėn njė kulturė strikte dhe njė edukatė tė mirė. Megjithė rregullin dhe disiplinėn, pėrsėri Luani nuk ka kaluar njė fėmijėri me probleme. Pėrkundrazi! Ajo ėshtė njė periudhė e lumtur tė cilėn e kujton me mall, sepse qė fėmijė ai i kishte tė gjitha kushtet e plotėsuara. Nga ajo kohė plot me ėndrra, por jo aq tė mėdha sa tė orientonin tė ardhmen e tij, ai kujton me shaka: Nė fillim kam pasur dėshirė tė bėhem hoxhė, pastaj gangster dhe si pėrfundim u bėra aktor. Tani dua tė bėhem producent. Nuk mė zė vendi vend!
Vetėm nė moshėn 4 vjeēare, Bexhetit iu desh tė linte vendlindjen e tij, Odrin, sepse i ati nuk ishte komunist dhe atė kohė kjo pėrbėnte njė problem. Pėrveē faktit, qė ai nuk e pranonte kėtė pėrkatėsi politike, ishte edhe njė fakt tjetėr, kombėsia e tij shqiptare, ndaj maqedonasit do ta pushonin nga puna. Familjes sė Bexhetit iu desh tė emigronte nė Oslo tė Norvegjisė, ku vazhdon ende tė jetojė sot e kėsaj dite. Atėherė tė atit tė Luanit, njė kushėri do ti kėshillonte tė emigronte nė Ēikago, sepse Atje ėshtė jeta dhe jo kund tjetėr Njė shok u pėrpoq ti siguronte atij njė vizė, por nuk e mbajti fjalėn... Ndoshta nuk ishte e thėnė qė qysh atėherė Luani tė vinte nė tokėn e premtuar, aty ku do ti realizoheshin disa nga ėndrrat e mezithėna me zė tė lartė. Kėshtu qė, familja e tij emigroi nė Perėndim, nė Norvegji, sepse kjo ishte mundėsia e vetme qė iu dha pėr tė mbijetuar. Sot Luani ėshtė i lumtur qė jeton nė Amerikė dhe ka ēarė nė atė vend qė dikur iu mohua familjes sė vet. Gjithsesi babi, edhe kur e ftoj tė vijė nė Amerikė pėr qejf refuzon, sepse pėrton tė udhėtojė tetė orė me avion, shprehet Bexheti pėr revistėn Shqip teksa vė buzėn nė gaz. Luani, edhe pse ka luajtur nė shumė filma hollivudian, edhe pse punon me artistė tė njohur nė kontinentin e zilepsur, pėrsėri mbetet shqiptar, sidomos pėrsa i pėrket familjes: Kam njė familje tė madhe, tipike shqiptare. Jemi tre vėllezėr dhe tri motra, vazhdon prezantimin e vet Bexheti. Vėllai i tij i vogėl ėshtė inxhinier informatik, kurse i madhi punon si DJ prej 22 vitesh nė njė disko tė madhe e tė njohur nė Oslo, pronė e familjes Bexheti. Njė motėr jeton nė Danimarkė, kurse dy tė tjerat nė Norvegji ku punojnė si mjeke.
Si shkoi Luan Bexheti nė Amerikė. Jeta dhe aktivitetet e tij atje
Pėrpara se tė nisej nė New York, Luani ishte tashmė i familjarizuar me kamerat. Nė Norvegji kishte njė karrierė tė varfėr nė sasi, por tepėr cilėsore... Kishte bėrė disa reklama tė mėdhaja, ndėr tė cilat veēon atė tė vitit 1994 kur u bė njė nga fytyrat kryesore nė reklamėn kundėr Unionit Europian, pasi atė kohė Norvegjia nuk pranoi tė bashkohet me EU-nė. Ky spot ėshtė transmetuar nė CNN, Sky News, Euro News etj... Gjithsesi nuk isha i kėnaqur me kaq, doja tė luaja nė mė shumė filma, -tregon pėr ambicjet e veta Luan Bexheti, i cili do ta provonte sėrish suksesin nė fushėn publicitare nė Amerikė, kur do tė bėnte reklamėn e NISSAN-it. Nė kohėn kur bluante nė mendje plot ėndrra dhe dėshirat e pasionet e tij kėrkonin tė shpėrthenin, dajua i Luanit, Jonuz Emini i ofroi nipit para pėr tė studjuar nė Amerikė. Bexheti do tė mbėrrinte nė Los Angeles me xhepat plot siē thotė ai, dhe do tė merrte leksione teatri nga profesorėt mė nė zė tė kėsaj gjinie, nxėnės tė Lee Strasbergut. Nė shkollėn ku do tė regjistrohej, do tė studjonte nė tė njėjtin kurs me fėmijė njerėzish tė pushtetshėm, nga familje tė njohura nė Amerikė si pėr shembull, Afėrditi Savalas, mbesa e Telly Kojak Savalasit apo tė bijat e aktorit hollivudian Andi Garcia. Me ndihmėn e profesorėve dhe miqėve tė rinj, qė Luani bėri gjatė kohės sė shkollės, do tė xhironte disa filma, reklama dhe do tė interpretonte nė disa pjesė teatrale. Kėshtu filloi karriera amerikane, e cila...: Shpresoj tė vazhdojė pėrgjithnjė, -thotė Luani. Njė nga momentet mė tė kėndshme qė kujton kur ishte nė Amerikė pėr tė studiuar, ėshtė kur jetonte pėrkrah Xhulia Robertsit. Vėllai im ka ardhur enkas nga Norvegjia me shpresė se do tė shihte Xhulian live dhe kur e pa, u habit tej mase. Dikur edhe atij i bėnin pėrshtypje tė tilla gjėra, kurse sot jo mė... I njoh nga afėr, personalisht thuajse gjysmėn e aktorėve mė tė mėdhenj tė Hollivudit, -rrėfen pėr Shqip Bexheti.
Pas Sten Dragotit, vėllezėrve Belushi dhe Eliza Dushkut njė tjetėr shqiptar hyn bindshėm nė Hollivud. Shpresoj se do e arrij qėllimin tė bėhem njė nga aktorėt mė tė mėdhenj dhe tė paguar nė Amerikė, -thotė Bexheti. Na rrėfen se Sten Dragotin e ka mik tė afėrm, takohen dhe bisedojnė shpesh sė bashku pėr projekte filmash, madje aktualisht Dragoti po punon me idenė pėr tė xhiruar njė film ku ndoshta gjen njė rol edhe pėr Luanin. Edhe Xhejms Belushin e kam takuar, por me tė nuk kam atė lidhje, atė marrėdhėnie qė do tė doja tė kisha. Ėshtė tip paksa i ftohtė! -tregon Bexheti. Megjithatė, shqiptarė ose jo, kėta janė mė sė shumti artistė tė Hollivudit, sepse sipas dėshmisė sė Luanit: Nuk ėshtė e thėnė qė tė jetosh se s`bėn nė Hollivud pėr tė qenė pjesė e tij!
Para se tė fillonte boom-in profesional nė Njw York, Bexheti ka jetuar pėr disa kohė nė Los Angeles e mė pas nė Kaliforni. Nė kėto dy vende jeta i ėshtė dukur paksa e bezdisshme, sepse ...: Ngado qė hidhje sytė, shikoje aktorė dhe kjo pas disa ditėve bėhej diēka bajate. Tė paktėn nė Njw York njerėzit janė normal dhe nuk ndodh qė edhe shoferi i autobuzit tė jetė aktor nė xhirim e sipėr. Kur fillimisht mbėrriti nė Amerikė, Luani mendonte se do tė bėnte karrierė shpejt e shpejt, por...shprehet ai: Tani jam bindur, jam pėrgatitur shpirtėrisht qė tė punojė edhe 50 vjetė tė tjera nėse dua tė arrijė qėllimet qė i kam vėnė vetes.
Luani nuk i ka shkėputur gjithsesi lidhjet me vendlindjen e tij, sepse kthehet ēdo verė pėr tė pushuar rreth dy muaj nė Odėr. Lidhjet me vendlindjen dhe origjinėn, i ruan edhe nė profesion: Ka provuar qė me regji tė Nikolin Franit tė interpretojė nė Amerikė njė pjesė teatrale tė titulluar Vėllazėri e Interes sė bashku me aktoren dhe kėngėtaren e njohur sidomos nė Shqipėri, Bleona Qerretin. Ky projekt nuk mori dot jetė, sepse kjo e fundit ka pasur impenjime nė muzikė, ndaj nuk mundi t`i dedikohej kėtij projekti teatral. Njė pėrvojė tė papėrsėritshme dhe unike siē e quan vet Luani, ai e ka kaluar teksa xhironte nė Gjirokastėr filmin Syri Magjik me regjisorin shqiptar Kujtim Ēashku.
Kurse kulmi i karrierės sė Bexhetit, mund tė quhet pjesėmarrja nė shfaqjen televizive Majkėll Mur live tė regjisorit Majkėll Mur, i cili vitin qė shkoi fitoi ēmimin e parė tė Kanės me filmin dokumentar kushtuar ngjarjeve tė 11 shtatorit nė Amerikė, Farenhajt 9/11.
Pėrfshirja e Luanit nė Actors Handbook (Doracaku i Aktorėve)
Ėshtė i vetmi aktor shqiptar qė ėshtė pėrfshirė nė antologjinė pėr aktor Actor`s Handbook shkruar nga Sherry Eaker. Ndihem krenar, i lumtur dhe nuk mė besohet se njė intervistė qė dhashė pėr gazetėn Backstage do tė botohej nė librin Actors Handbook -shprehet Bexheti. Nė faqen 321 tė kėtij libri, ai jep njė kėshillė pėr tė gjithė ata qė duan tė bėhen aktorė, duke rrėfyer pėrjetimet vetjake: Kur jam nė prapaskenė fokusohem nė njė objekt qė e kam nė skenė, sepse ai mė ndihmon tė koncentrohem. Kėtė metodė tė regjisorit tė madh rus, Stanisllavski, Luani e ka mėsuar nė Lee Strasberg Theatre Institute. Nė fillim, kur dilja nė skenė, frikėsohesha prej publikut, por pasi e mėsova kėtė teknik frika ime zgjat vetėm 3 minuta. Pas kėsaj, ndihem rehat nė skenė, harroj gjithēka dhe mund tė aktroj sinqerisht, - shprehet Luan Bexheti.
Shkak pėr tu bėrė pjesė e Actors Handbook u bė regjisori Elias Stimaē, me tė cilin Bexheti ka bashkėpunuar nė disa projekte teatrale. Ky ėshtė njė libėr, tė cilin e lexojnė me kėrshėri jo vetėm pjesa mė e madhe e atyre qė aspirojnė pėr tu bėrė aktorė nė tė ardhmen, por edhe vet aktorėt e afirmuar dhe tė njohur tashmė nė skenat dhe ekranet botėrore.
Projekti mė i fundit.
Ambicjet pėr tė ardhmen
Projekti qė Luani sapo ka pėrfunduar ėshtė filmi dokumentar The Cadillac Man ku ai ėshtė nė rolin e producentit. Protagonisti i kėsaj historie ėshtė personazh real, i vėrtetė. Bėhet fjalė pėr njė prej afro 500.000 veteranėve tė luftės qė jeton rrugėve tė SHBA-sė. Cadillac man e ka marrė emrin prej disa makinave qė e kanė shtypur herė pas here nė rrugėt e Njw Yorkut dhe qė janė ēuditėrisht tė gjitha tė tipit Cadillac. Teksa kthehej nga Majemi nė Njw York me avion, Luani lexoi nė revistėn e njohur amerikane Esquire historinė e kėtij njeriu dhe i propozoi mikut tė vet, regjisorit Majkėll Regan, qė ta takonin kėtė njeri dhe tė bėnin pėr tė njė film dokumentar. Cadillac man-i ėshtė me famė nė Amerikė dhe shumė gazeta e revista kanė shkruar pėr tė, por ky ėshtė i pari dhe i vetmi film dokumentar qė i kanė kushtuar.
Pėr tė ardhmen, Luan Bexheti ka ambicje edhe mė tė mėdha
Nuk dėshiron qė njė ditė tė mendojė pse nuk provoi tė realizonte ėndrrėn pėr t`u bėrė aktor, siē i pėlqen ta theksojė herė pas here. Nuk dua tė jetoj dhe tė vdes anonim. Kur tė vdes unė, dua ta dijė krejt Bota se ka vdekur Luan Bexheti, shprehet ai... Ndaj edhe po punon qė ta realizojė kėtė ambicje! Aktualisht, ėshtė nė diskutim e sipėr njė projektfilm me aktorėt Tom Kruiz dhe Xhon Travolta ku edhe Luani mund tė interpretojė. Nėse ky projekt merr udhėn e realizimit, atėherė mund tė themi se Bexheti ka goditur nė zemėr tė Hollivudit. Ne e pyetėm Luanin se ēfarė po bėhet aktualisht me kėtė plan ambicioz, dhe ai na tha se ende asgjė nuk ėshtė vendosur pėrfundimisht, por shanset janė tė mėdha. Filmi ėshtė dokumentar dhe titullohet Scientology, njė temė qė sipas Bexhetit ėshtė fort e dashur pėr Tom Cruizin dhe Xhon Travoltėn. E bukura e kėsaj pjese, ajo qė e josh mė tepėr Luanin ėshtė pikėrisht pjesėmarrja nė tė e dy kolosėve tė ekranit tė vogėl amerikan, pasi dokumentarėt nuk janė tė preferuarit e tij. Parapėlqej filmat artistik dhe pjesėt teatrale, shprehet Bexheti. Kjo ėshtė arsyeja pse pranoi me kėnaqėsi tė interpretojė njė pjesė nė dramėn Hija me skenar tė Ismail Kadaresė dhe regji tė shqiptarit tjetėr qė jeton nė Amerikė, Xhevat Limani. Kjo do tė jetė e dyta herė qė Bexheti punon me Limanin, pas vėnies nė skenė tė dramės Anatema ku ai interpreton rolin e Djallit
Komentet: 0